Vizita zyrtare e kryeministrit Edi Rama në Austri, ku ishte planifikuar të takohej me kancelarin federal Christian Stocker, nuk do të zhvillohet. Sipas një njoftimi të shpërndarë nga Vjena, takimi i parashikuar për të hënën, më 19 tetor 2026, është anuluar nga pala shqiptare.
Anulimi vjen në një moment të tensionuar politik në Shqipëri, ku protesta studentore dhe pakënaqësia qytetare ndaj qeverisë janë shoqëruar me përplasje mes protestuesve dhe forcave të policisë.
Prej ditësh, të rinjtë vijojnë protestat, duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. Pavarësisht përplasjeve dhe përdorimit të gazit lotsjellës e mjeteve të tjera nga policia, protestuesit kanë vijuar të qëndrojnë në rrugë.










