Home Rajon Policia ‘skanon’ rrugët e Tiranës, mbi 12 mijë shkelje gjatë javës së...

Policia ‘skanon’ rrugët e Tiranës, mbi 12 mijë shkelje gjatë javës së fundit, 1 562 shoferë gjobiten për përdorim celulari dhe mos vendosje të rripit të sigurimit (VIDEO)

0
0

Mbi 12 mijë shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor janë evidentuar në Tiranë gjatë javës së fundit, ndërsa më shumë se 1 500 drejtues mjetesh janë ndëshkuar për përdorim të celularit gjatë dhënies së makinës, mosvendosje të rripit të sigurimit ose lëvizje me pa kaskë mbrojtëse.

Sipas bilancit të Policisë Rrugore të Tiranës, gjatë kontrolleve të zhvilluara në akset lidhëse dhe në rrugët me qarkullim të lartë janë konstatuar 12 505 shkelje të Kodit Rrugor. Po ashtu, janë evidentuar 24 raste të veprave penale në fushën e qarkullimit rrugor, autorët e të cilave janë arrestuar ose proceduar penalisht.

Gjatë javës janë vendosur 1 562 për drejtues që përdornin celularin në timon, nuk kishin vendosur rripin e sigurimit ose lëviznin me motomjet pa kaskë mbrojtëse.

Read more: Aksident me vdekje në Lezhë/ Makina përplas motorin, humb jetën 36-vjeçari

ka vendosur gjithashtu 74 gjoba për mospozicionim të rregullt në karrexhatë, ndërsa 12 drejtues mjetesh janë ndëshkuar pasi u konstatuan duke drejtuar automjetin nën efektin e alkoolit.

Në kuadër të kontrolleve janë larguar me karrotrec edhe 31 të ndaluara ose të parkuara në kundërshtim me parashikimet e Kodit Rrugor.

Read more: Ligj i ri për platformat digjitale, masa ndaj mashtrimeve digjitale

apelon ndaj drejtuesve të mjeteve që të respektojnë rregullat e qarkullimit, të mos përdorin celularin gjatë drejtimit, të vendosin rripin e sigurimit, të mbajnë kaskën mbrojtëse në motomjete dhe të mos drejtojnë automjetin nën efektin e alkoolit apo pa .