63 personat e arrestuar gjatë dy ditëve të fundit, në kuadër të protestave në Tiranë, do të dalin nesër para Gjykatës së Tiranës për shqyrtimin e masës së sigurisë.
Seancat gjyqësore do të zhvillohen nga tre gjyqtarë dhe do të nisin në orën 08:15, për të vijuar më pas me shqyrtimin e çështjeve.
Të arrestuarit pritet të njihen me vendimin e gjykatës lidhur me masat e sigurisë që do të caktohen ndaj tyre.








