Home Kryesore Studentët kërkojnë dorëheqjen e tij, Rama: Shqipërinë s’ka forcë në botë që...

Studentët kërkojnë dorëheqjen e tij, Rama: Shqipërinë s’ka forcë në botë që e rrëzon më përtokë

1
0

Kryeministri Edi Rama ka reaguar në rrjetet sociale lidhur me protestën e studentëve dhe gjimnazistëve që vijon në Tiranë. Rama ka publikuar një mesazh përmes të cilit shpreh dashurinë për Shqipërinë, duke e shoqëruar postimin me një fotografi të një sinjalistike të rrëzuar në rrugë.

Postimi i Ramës:

Pa rezervë e kam dashur Shqipërinë kur e kishin përplasur përtokë dhe pa rezervë e dua sot, kur s’ka forcë në botë që e rrëzon më përtokë