Protesta para Ministrisë së Arsimit po shoqërohet me tensione, pasi protestuesit kanë shkulur kangjellat anës rrugës dhe i kanë vendosur në mes të saj, duke krijuar një lloj gardhi përballë efektivëve të policisë. Protestuesit mblodhën koshat e plehrave para godinës së Ministrisë së Arsimit dhe i vunë flakën në mes të rrugës.
Protesta nisi me disa përplasje me efektivët, pasi protestuesit kërkuan llogari për një episod të regjistruar gjatë ditës së djeshme, kur një efektiv shtyu me forcë një 21-vjeçar, i cili ka pësuar krisje të shtyllës kurrizore dhe ndodhet në spital. Mes tymit dhe flakëve, të rinjtë kanë vijuar thirrjet kundër klasës politike, duke brohoritur: “Rama n’burg si dhe Berisha n’burg”.









