Home Aktualitet VIDEO/ Sulmohet me gurë ambulanca gjatë protestës, Kryeministria apel qytetarëve: Mos pengoni...

VIDEO/ Sulmohet me gurë ambulanca gjatë protestës, Kryeministria apel qytetarëve: Mos pengoni shërbimet e emergjencës

3
0

Një ambulancë është sulmuar me gurë gjatë protestës së sotme, ku sipas pamjeve, ka pësuar thyerje të xhamave, duke rrezikuar jetën e stafit që ndodhej brenda.

Pas këtij akti, Kryeministria ka bërë thirrje për të gjithë qytetarët që të respektojnë punën e stafit mjekësor dhe të garantojnë kalimin e lirë të ambulancave.

Njoftimi i plotë:

Agjencia për Media dhe Informim u bën thirrje të gjithë qytetarëve dhe protestuesve të respektojnë punën e ekipeve të Urgjencës Mjekësore dhe të garantojnë kalimin e lirë të ambulancave!

Ambulanca, stafi mjekësor janë aty në shërbim të jetës së çdo qytetari!

Pengimi i saj nuk është protestë! Është një veprim që rrezikon jetën e njerëzve që presin ndihmë urgjente.

Asnjë rrethanë, asnjë pretendim dhe asnjë tension nuk mund të justifikojë bllokimin e ambulancave apo cënimin e personelit mjekësor.

Respektoni bluzat e bardha! Hapni rrugën për ambulancat!

Jeta e njeriut është mbi gjithçka!