Një ditë pasi protestuesit i vunë flakën Gjykatës së Lartë institucionet kanë marrë masa shtesë sigurie duke blinduar dyert dhe dritaret për t’u mbrojtur nga sulme të mundshme.
Pas zjarrit Gjykata e Lartë ka vendosur mbrojtëse metalike në dritare, me qëllim parandalimin e dëmtimeve në rast të përsëritjes së incidenteve të dhunshme.
Ndërkohë në Ministrinë e Arsimit, hyrja është blinduar me struktura hekuri për të parandaluar hedhjen e molotovëve dhe sendeve të tjera të forta në drejtim të godinës.
Ministria e Arsimit ka qenë një nga institucionet e shënjestruara gjatë ditëve të fundit të protestave, ku janë regjistruar akte dhune dhe dëmtime të pronës.









