Home Aktualitet Protestat në Tiranë/ Regjistrohen 65 persona të lënduar, 12 vijojnë të jenë...

Protestat në Tiranë/ Regjistrohen 65 persona të lënduar, 12 vijojnë të jenë të shtruar në spital

3
0

Protesta në Tiranë ka marrë prej ditësh përmasa të dhunshme, ku nuk ka munguar dhuna barbare nga ana e policisë kundrejt protestuesve. Mësohet se, 65 persona kanë përfunduar në spital si pasojë e dhunës gjatë protestës së zhvilluar ditën e djeshme. Mes të lënduarve janë 37 punonjës policie, 24 protestues dhe 4 kalimtarë të rastit, mes tyre edhe një i mitur.

Sipas të dhënave të bëra publike, 12 persona vijojnë të jenë të shtruar në Spitalin Universitar të Traumës, ndërsa nuk janë dhënë detaje të mëtejshme mbi gjendjen e tyre shëndetësore. Ndërkohë, bilanci i pesë ditëve të protestave në vend ka arritur në 272 persona të lënduar. Prej tyre, 169 janë punonjës policie, 82 protestues dhe 21 kalimtarë të rastit.