Ambasada Amerikane ka reaguar lidhur me protestën që po zhvillohet në kryeqytet, duke u bërë thirrje qytetarëve që të shprehin qëndrimet e tyre në mënyrë të ligjshme dhe paqësore. Në një deklaratë për protestën, ambasada thekson se dhuna nuk është pjesë e angazhimit qytetar.
“U bëjmë thirrje qytetarëve që marrin pjesë në protesta të shprehin qëndrimin e tyre në mënyrë të ligjshme dhe paqësore. Aktet e dhunës nuk janë pjesë e angazhimit qytetar”, thuhet në deklaratë.









