Home Politikë “Gabim që patëm zv.ministër hale si ty”, Balla shpërthen ndaj ish-nr2 të...

“Gabim që patëm zv.ministër hale si ty”, Balla shpërthen ndaj ish-nr2 të Arsimit që e pyeti për ‘Praninë Besnike’

0
0

Kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla nuk është përmbajtur në përgjigjien e dhënë ndaj ish-ministrit socialist të Arsimit, Oltion Rrumbullaku.

Ky i fundit e pyeti për vendin se ku do të zhvillohej të premten takimi i deputetëve të PS për “Praninë Besnike”, ndërsa Balla iu kthye ashpër duke e konsideruar gabim që e kishin bërë zëvendës ministër.

“Ku e keni Praninë Besnike nesër se po interesohen nga gjimnazet?”- ka shkruar Rrumbullaku në komentin e tij.

Ndërsa Balla i është përgjigjur: “Kemi bërë dhe ne gabime të kishim një zëvendës ministër hale si puna jote.”