Home Rajon Ra në furnel dhe u mbulua nga kromi në minierën në Bulqizë,...

Ra në furnel dhe u mbulua nga kromi në minierën në Bulqizë, nxirret trupi i pajetë i 40-vjeçarit

0
0

Është nxjerrë nga thellësia e minierës së Tërnovës i minatorit 40-vjeçar , i cili një ditë më parë ra në një furnelë dhe u mbulua nga kromi në malin e Tërnovës, në Bulqizë.

Aksidenti i rëndë ndodhi mesditën e së shtunës, teksa 40-vjeçari nga Burreli i punësuar si minator në një subjektin privat “Eternal Security” – me pronarë Lahim Gjikën dhe Halil Gjikën – ra në furnelë gjatë procesit të punës.

Grupet e kërkim-shpëtimit dhe shërbimet e Policisë prej orësh vijuan operacionin për lokalizimin dhe nxjerrjen e tij, por fatkeqësisht 40-vjeçari u gjet i pajetë. Ndërkohë po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Read more: Bulqizë/ Shembet galeria e kromit në Tërnovë, minatori 40-vjeçar mbetet i bllokuar, ende nuk dihet fati i tij

Njoftimi i Policisë:

Bulqizë/Informacion shtesë-Në vijim të informacionit paraprak të dhënë ditën e djeshme, bëjmë me dije se, pas kërkimeve intensive të kryera nga ekipet e kërkim-shpëtimit, shërbimet e Policisë dhe personeli teknik i subjektit minerar ku ndodhi aksidenti, u bë e mundur gjetja dhe nxjerrja e trupit të pajetë të shtetasit I. K., 40 vjeç, banues në , i cili kishte rënë në një furnel gjatë procesit të punës, në vendin e quajtur e Madhe, bashkia Bulqizë, dhe mbeti i bllokuar nga materiali i kromit.

Trupi i pajetë do të transportohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore, Tiranë, për kryerjen e ekspertimit mjekoligjor.

Read more: U mbyt teksa po lundronte me motor uji, nxirret pas 2 ditë kërkimesh nga Liqeni i Ulzës trupi i 37-vjeçarit! U pikas nga dronët ujorë në disa metra thellësi

Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, vijon veprimet procedurale për dokumentimin dhe sqarimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.