Home Sociale Delfinët ‘vallëzojnë’ në Gjirin e Vlorës, dhurojnë spektakël në ujërat e kristalta...

Delfinët ‘vallëzojnë’ në Gjirin e Vlorës, dhurojnë spektakël në ujërat e kristalta të qytetit bregdetar (VIDEO)

1
0

Një tufë delfinësh ka mahnitur turistët në Gjirin e Vlorës, duke dhuruar një spektakël natyror mes ujërave të kristalta ku bashkohen Adriatiku dhe Joni.

Pamjet,të cilat i ka ndarë në rrjet edhe kryetarja e bashkisë Vlorë, , janë filmuar gjatë një udhëtimi me drejt ishullit të Sazanit, ndërsa delfinët prijnë drejt horizontit me kërcimin e tyre lozonjar duke lënë pa fjalë turistët.

Read more: Vlora çel sezonin turistik me koncert, sport, panaire dhe teatër, kryebashkiakja Mersini: Numri i vizitorëve, më i lartë se në 2025-ën

Vlora vijon të një nga destinacionet më të frekuentuara të verës, ndërsa pamje të tilla po shihen gjithnjë e më shpesh në ujërat e saj sidomos në ditët kur është i qetë. Prania e delfinëve është kthyer në një nga surprizat më të bukura për turistët që zgjedhin të eksplorojnë bregdetin e bukur me gomone ose mjete të tjera lundruese.