Home Sociale Dy të rinj gjermanë humbin orientimin në Gadishullin e Karaburunit, shpëtohen pas...

Dy të rinj gjermanë humbin orientimin në Gadishullin e Karaburunit, shpëtohen pas disa orësh kërkime (VIDEO)

1
0

Një tjetër kërkim-shpëtimi është realizuar me sukses gjatë natës në Gadishullin e Karaburunit, falë ndërhyrjes së ekipit të Shpëtimit Alpin dhe Speleologjisë në Shqipëri, në bashkëpunim me strukturat e Policisë.

Në orët e vona të natës, rreth orës 23:50, pas një sinjalizimi të përcjellë nga në Shqipëri, është kërkuar ndihmë për dy të rinj 17-vjeçarë me shtetësi gjermane. Të rinjtë, të cilët ndodheshin duke eksploruar zonën e Gadishullit të Karaburunit, kishin humbur orientimin dhe nuk arrinin të gjenin rrugën e kthimit në mënyrë të sigurt.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, ekipi i Stacionit të Vlorës u nis drejt zonës së dyshuar dhe nisi kërkimet në terren. Pas disa orësh kërkimesh intensive, dy të rinjtë u lokalizuan pranë zonës së njohur si “Ravena”.

Read more: Tensionet në protestën para Kuvendit dhe dhjetëra të shoqëruar/ Blushi shkresë zyrtare Lamallarit dhe Hitës: Jepni llogari për dhunën çnjerëzore

Pasi u vlerësua gjendja e tyre shëndetësore dhe u asistuan me ujë të pijshëm dhe , nisi evakuimi i tyre në rrugë tokësore. Operacioni përfundoi me sukses rreth orës 04:30 të mëngjesit të 1 gushtit, kur dy të rinjtë iu dorëzuan Stacionit të Policisë .

Shpëtimi Alpin dhe Speleologjik në Shqipëri ka falënderuar të gjithë vullnetarët dhe bashkëpunëtorët e përfshirë në operacion për profesionalizmin dhe gatishmërinë e treguar.

Read more: Turistët eksplorojnë malet vetëm, lëvizin pa guida! Kreu i Emergjencave në Vlorë: Hiking, por pa rrezikuar jetën

Në fund, strukturat e shpëtimit përcjellin një apel për të gjithë turistët dhe aventurierët që planifikojnë të eksplorojnë zona të thella apo natyrore: planifikoni me kujdes itinerarin, informohuni paraprakisht për terrenin, pajisuni me mjetet e nevojshme dhe, kur është e mundur, shoqërohuni nga një guidë lokale ose një person që njeh mirë zonën.