Home Aktualitet “Mbi 50 të plagosur”, Ministria e Shëndetësisë: 23 policë dhe 5 protestues...

“Mbi 50 të plagosur”, Ministria e Shëndetësisë: 23 policë dhe 5 protestues të lënduar gjatë orës së fundit

2
0

Plot 23 efektivë të policisë janë paraqitur këtë mbrëmje në Qendrën Spitalore Universitare për të marrë mjekim për shkak të lëndimeve të shkaktuara gjatë protestës.

Po marrin aktualisht trajtim 23 efektivë policie, 5 protestues dhe 1 kalimtar, ka njoftuar Ministria e Shëndetësisë.

Këto shifra i përkasin vetëm një orëshit të fundit, pra nga ora 20:00 deri në orën 21:00 të mbrëmjes. Më herët janë paraqitur edhe të tjerë të lënduar dhe numri i policëve të plagosur mendohet se shkon mbi 30.

Numri i protestuesve të lënduar mbetet relativisht i ulët, për shkak se shumë prej tyre raportohet se nuk preferojnë të paraqiten në spital për trajtim kur kanë lëndime të lehta.

Përllogaritet se në total gjatë ditës së sotme janë mbi 50 persona të lënduar, si policë dhe protestues.