Home Sociale Organizohet Panairi i Verës në Shëngjin, 12 kantina prezantojnë produktin e tyre...

Organizohet Panairi i Verës në Shëngjin, 12 kantina prezantojnë produktin e tyre (VIDEO)

0
0

Në pikun e sezonit turistik, në u organizua Panairi i Verës, një që mblodhi 12 kantina nga e gjithë Shqipëria.Te mbledhur ne shetitoren buze detit, prodhuesit prezantuan verërat e tyre për qindra turistë vendas dhe të huaj, duke promovuar një nga produktet më të rëndësishme të agroturizmit .

Prodhuesit e verës thone se produkti vendas duhet të ketë më shumë hapësirë në treg dhe në aktivitetet turistike, pasi kjo do të ndikonte në zhvillimin e bujqësisë dhe do t’u ofronte turistëve mundësinë të shijojnë verërat shqiptare.

Read more: Lezha, destinacion përtej detit! Interes në rritje për historinë, kulturën dhe natyrën, aplikohen itinerare turistike

Panairi i Verës, i organizuar nga Bashkia Lezhë, synon të kthehet në një traditë të përvitshme, me qëllim promovimin e prodhimit vendas dhe mbështetjen e sektorit të vreshtarisë e turizmit.

Read more: Denoncimi i Berishës: Si u dha licenca e kazinosë në “Air Albania” në shkelje të ligjit për prestanomen e Olsi Ramës. Aferë që tejkalon çdo imagjinatë!

I shoqëruar nga ritmet e muzikës dhe atmosfera festive, panairi tërhoqi vëmendjen e turistëve të shumtë që po kalojnë pushimet në Shëngjin. Ata patën mundësinë të degustojnë verërat e 12 kantinave pjesëmarrëse, duke e kthyer aktivitetin në një nga atraksionet e sezonit veror.