Home Rajon Zjarr në Drenovë të Mallakastrës, rrezikohen banesat dhe varrezat! Vihet nën kontroll...

Zjarr në Drenovë të Mallakastrës, rrezikohen banesat dhe varrezat! Vihet nën kontroll vatra në Palasë (VIDEO)

1
0

Një vatër zjarri ka rënë mesditën e së shtunës në Drenovë të Mallakastrës. Flakët janë përhapur me shpejtësi në një sipërfaqe me ullishte, duke u afruar pranë banesave dhe varrezave të fshatit.

Shërbimet zjarrfikëse të Mallakastrës ndodhen në terren dhe po punojnë për vënien nën kontroll të flakëve. Në ndihmë të tyre janë nisur edhe mjete zjarrfikëse nga Fieri, Roskoveci dhe Albpetroli, për të bërë të mundur izolimin dhe shuarjen e zjarrit.

Ndërkohë, në Palasë të Vlorës prej mesnatës forcat zjarrfikëse po përballen me një vatër zjarri. Për të vendosur nën kontroll vatrën e zjarrit u desh ndërhyrja e dy helikopterëve.

Një tjetër zjarr i madh përfshiu fshatin Bardhet në Fushë-Arrëz, ku flakët dogjën sipërfaqe me pyje pishe dhe iu afruan banesave. Pas disa orësh ndërhyrje nga zjarrfikësit e Fushë Arrëzit, Pukës, shërbimi pyjor dhe banorët, zjarri u vu nën kontroll. Paraprakisht dyshohet se vatra u shkaktua nga pakujdesia e disa fëmijëve, ndërsa i tyre u shoqërua.

Read more: Belshi në protestë kundër planit të PS për “Territorialen”, qytetarët kundërshtojnë bashkimin me Elbasanin: Mos na asimiloni!

Po gjatë së shtunës, u shua edhe zjarri në Lagjen e Spitalit në Lezhë. Flakët, që nisën në një grumbull mbeturinash, u përhapën drejt banesave, por ndërhyrja e shpejtë e zjarrfikësve shmangu dëmet. Policia ka nisur hetimet për shkaqet e zjarrit.

Rendit zhvillimet sipas orarit:

Ora 14:57

Zjarri në Fushë-Arrëz rrezikoi banesat, flakët nën kontroll! Dyshohet se u shkaktua nga pakujdesia e fëmijëve, shoqërohet babai (VIDEO)

Një zjarr i përmasave të mëdha përfshiu mesditën e së shtunës fshatin Bardhet, në njësinë administrative Qafë , Bashkia Fushë Arrëz. Brenda pak minutash, flakët përfshinë një sipërfaqe të konsiderueshme me pyje pishe dhe iu afruan rrezikshëm banesave të zonës.

Për shuarjen e zjarrit u angazhuan menjëherë banorët, shërbimi pyjor dhe zjarrfikësit e Fushë Arrëzit, ndërsa në ndihmë mbërritën edhe forcat zjarrfikëse nga Puka.

Read more: Zjarrfikësit në betejë me flakët gjatë natës në jug! Shuhet pas 8 orësh zjarri në Gjirokastër, vihet nën kontroll edhe vatra në Llogara (VIDEO)

Sipas të dhënave paraprake, zjarri dyshohet të shkaktuar nga pakujdesia e disa fëmijëve pranë një në fshatin Bardhet. Policia ka shoqëruar babanë e tyre dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Aktualisht, zjarri është vënë nën kontroll, ndërsa zona vijon të monitorohet për shkak të erës, e cila mund të favorizojë riaktivizimin e vatrave.

Ora 14:56

Zjarri rrezikoi banesat në Lezhë, vihet nën kontroll! Nisi nga një grumbull mbeturinash (VIDEO)

Një zjarr i madh ka rënë pasditen e së shtunës në Lagjen e Spitalit, në Lezhë. Flakët kanë nisur fillimisht në një grumbull mbeturinash dhe më pas janë përhapur me shpejtësi në drejtim të banesave, duke krijuar rrezik serioz për banorët e zonës.

Falë ndërhyrjes së shpejtë të forcave zjarrfikëse dhe strukturave të emergjencave civile, zjarri u vu nën kontroll, duke shmangur përhapjen e mëtejshme të flakëve dhe dëmtimin e banesave.

Read more: U mor peng nga ish-partneri, Report Tv zbardh dëshminë të Rozalinda Plakës: Pashë babanë të mbuluar me gjak, ai bërtiste ‘do t’ju vras të gjithëve’

Temperaturat e larta, që kanë arritur deri në 40 gradë Celsius, si dhe era e fortë, e vështirësuan punën e ekipeve të emergjencës, të cilat luftuan për disa orë deri në neutralizimin e plotë të situatës.

Ndërkohë, policia ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e zjarrit dhe për të verifikuar nëse ai është shkaktuar qëllimisht apo si pasojë e rrethanave aksidentale.

Ora 10:10

Zjarr në Palasë prej mesnatës, ndërhyjnë edhe dy helikopterë (VIDEO)

Prej mesnate, forcat zjarrfikëse po përballen me një vatër zjarri në zonën e Palasës. Prej orësh flakët po përfshijnë sipërfaqe me shkurre dhe pyll.

Read more: “Dosja Balluku”, pengesë për integrimin”/ Tabaku flet për sulmin arbitrar ndaj ‘Prestige Resort’: Qeveria çon Tatimet se News24 transmeton protestën

Në terren ndodhen dhjetëra forca zjarrfikëse, efektivë të Ushtrisë dhe struktura të tjera të emergjencave civile, të angazhuara për izolimin dhe shuarjen e vatrës së zjarrit.

Në po marrin pjesë edhe dy helikopterë, të cilët po ndërhyjnë nga ajri për të frenuar përhapjen e flakëve në terrenin e vështirë.

Puna vijon pa ndërprerje, ndërsa autoritetet mbeten në gatishmëri deri në neutralizimin e plotë të zjarrit.

Read more: Tritol banesës 2-katëshe në Rrilë të Lezhës, raportohet vetëm për dëme materiale

Ora 07:14

Zjarrfikësit në betejë me flakët gjatë natës, shuhet pas 8 orësh zjarri në Gjirokastër (VIDEO)

Një zjarr i madh ra pak mesnatës në zonën mes fshatrave Asim Zeneli dhe Saraqinisht, në Bashkinë e Gjirokastrës.

Flakët përfshinë një sipërfaqe të konsiderueshme me barishte dhe shkurre, ndërsa terreni i vështirë dhe bimësia e dendur e bënë ndërhyrjen të vështirë. Në operacion u angazhuan të gjitha forcat e MZSH Gjirokastër, zjarrfikës nga bashkitë fqinje dhe forcat vullnetare të Bashkisë Gjirokastër.

Pas rreth tetë orësh përpjekjesh, zjarri u izolua dhe u fik plotësisht. Dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme, pasi flakët ishin shpërndarë në katër vatra të ndryshme. Organet ligjzbatuese kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.