Home Rajon ‘E ndoqi me ‘Audi’ dhe hapi zjarr’, detaje të reja nga sulmi...

‘E ndoqi me ‘Audi’ dhe hapi zjarr’, detaje të reja nga sulmi me armë ndaj 30-vjeçarit në Milot, dyshohet për një konflikt familjar

0
0

Një divorc dyshohet se është në zanafillën e sulmit me që ndodhi pasditen e së shtunës në

Burime pranë grupit hetimor bëjnë me dije se ku janë përqendruar hetimet lidhet me një konflikt familjar mes autorit të dyshuar dhe 30-vjeçarit që ishte shënjestër e sulmit. Sipas të njëjtave burime, dyshohet se përplasja ka ardhur pas divorcit të 30-vjeçarit me motrën e autorit të dyshuar, çka mund të ketë çuar në përshkallëzimin e konfliktit.

Read more: Lezhë/ E qëlluan me armë ndërsa lëvizte me makinë, 30-vjeçari u shpëton plumbave! Në kërkim autori

Ngjarja ndodhi rreth orës 18:00, në afërsi të Urës së Milotit. Sipas hetimeve paraprake, Gj. Gj., i cili lëvizte me një tip “”, dyshohet se ndoqi nga pas makinën tip “Audi” që drejtohej nga M. J., 30 vjeç, banues në Rubik. Gjatë lëvizjes, ai dyshohet se ka qëlluar disa herë me armë zjarri në drejtim të automjetit.

Pavarësisht të shtënave, 30-vjeçari nuk mbeti i lënduar. Pas sulmit, autori i dyshuar u largua nga vendi i ngjarjes dhe ende nuk është kapur.

Read more: “Subvencionimin me 50 lekë për litër”, Karakaçi: Do të ulemi sërish me Shoqatën e Transportit, do të shohim ç’ndodh me bursat

Policia vijon kontrollet për lokalizimin e tij, ndërsa , nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për të dokumentuar plotësisht ngjarjen.