Home Rajon Rëndohet trafiku në aksin Fier-Kthesa e Patosit, kolona e makinave arrin deri...

Rëndohet trafiku në aksin Fier-Kthesa e Patosit, kolona e makinave arrin deri në 4 kilometra, Policia Rrugore në terren

0
0

Trafiku në aksin rrugor – është rënduar ndjeshëm me fillimin e muajit gusht duke krijuar të gjata automjetesh në drejtim të qyteteteve , apo Mallakastrës.

Sipas vëzhgimeve në terren, radha e mjeteve që lëvizin nga drejtimi i Patosit për në Fier arrin nga 3.5 deri në 4 kilometra. Kolona nis në zonën e Fierit dhe vijon deri pranë kthesës së Portëzës, duke shkaktuar vonesa të konsiderueshme për drejtuesit e automjeteve.

Në terren ndodhen shërbimet e Policisë Rrugore, të cilat po punojnë për të menaxhuar qarkullimin dhe për të normalizuar situatën. Megjithatë, për shkak të fluksit të lartë të automjeteve, trafiku vijon të mbetet i rënduar.

Read more: Trafik i rënduar në Trasballkanike, fluks i lartë automjetesh drejt plazheve të Vlorës

Drejtuesit e mjeteve këshillohen të tregojnë durim, të respektojnë udhëzimet e Policisë Rrugore dhe të shmangin, nëse është e mundur, lëvizjen në këtë aks deri në normalizimin e qarkullimit.