Home Aktualitet Protesta e studentëve/ Reagon Ambasada e SHBA: Qytetarët ta ushtrojnë të drejtën...

Protesta e studentëve/ Reagon Ambasada e SHBA: Qytetarët ta ushtrojnë të drejtën e tyre paqësisht

5
0

Ambasada amerikane ka reaguar pas protestës së studentëve, të cilët prej pesë ditësh ndodhen në shesh, ndërsa kanë kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. Përmes një postimi në rrjetet sociale, ambasada shprehet se dhuna, trazirat, lëndimi fizik i të tjerëve dhe shkatërrimi i pronës nuk janë angazhim qytetar.

Ajo u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve që zgjedhin të demonstrojnë ta ushtrojnë të drejtën e tyre për protestë në mënyrë paqësore, pa akte të dhunshme. Në fund, ajo bëri thirrje për vetëpërmbajtje dhe qetësi.

Reagimi i Ambasadës amerikane në Tiranë për protestën

Dhuna, trazirat, lëndimi fizik i të tjerëve dhe shkatërrimi i pronës nuk janë angazhim qytetar. U bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve që zgjedhin të demonstrojnë ta ushtrojnë të drejtën e tyre për protestë në mënyrë paqësore, pa akte të dhunshme. U bëjmë thirrje të gjitha palëve për vetëpërmbajtje dhe qetësi.