Home Aktualitet Tensione edhe në xhaminë “Et’hem Beu”/ Besimtarët deklarojnë se policia ndërhyri me...

Tensione edhe në xhaminë “Et’hem Beu”/ Besimtarët deklarojnë se policia ndërhyri me dhunë dhe gaz lotsjellës gjatë namazit

0
0

Përplasjet gjatë protestës së sotme kanë prekur edhe ambientet e xhamisë “Et’hem Beu” në kryeqytet. Dhjetëra efektivë policie kanë hyrë në xhami në momentin kur besimtarët po përgatiteshin të falnin namazin, duke ndërprerë ritin fetar.

Sipas dëshmive të besimtarëve, gjatë ndërhyrjes policia ka përdorur shkopinj gome, gaz lotsjellës dhe spraj, duke shkaktuar shqetësim mes personave që ndodheshin brenda objektit të kultit.

Një prej besimtarëve, gjatë një lidhjeje të drejtpërdrejtë televizive, kërkoi që uniformat blu të respektojnë institucionet fetare dhe të mos ndërhyjnë në ambientet e xhamisë gjatë riteve fetare.

“Duhet të ketë limit, të mos futen brenda xhamisë. Sa u thirr ezani dhe po nisnim të faleshim, kur policia erdhi brenda dhe ushtroi dhunë ndaj besimtarëve të xhamisë me shkopinj gome. Hodhën edhe gaz lotsjellës e spraj ndaj besimtarëve”, deklaroi ai.