Forcat speciale RENEA kanë mbërritur në bulevard, në një moment kur situata mes policisë dhe protestuesve është tensionuar ndjeshëm. Bëhet me dije se në zonë kanë mbërritur katër automjete të blinduara të këtij reparti, ndërsa forcat e rendit kanë shtuar praninë në terren.
Përplasjet kanë vijuar pasi protestuesit e rinj nuk kanë pranuar të largohen nga sheshi. Gjatë protestës janë hedhur gurë dhe bomba molotov në drejtim të policisë, duke rritur tensionet dhe duke sjellë përshkallëzimin e situatës në bulevard.









