Partia Socialiste e Shqipërisë ka reaguar lidhur me situatën e përshkallëzuar nga protestat në Tiranë. Me anë të një postimi në rrjetet sociale, PS-ja thekson se shqiptarët nuk do të jenë pengje të së shkuarës ndërsa postimi shoqërohet me një video të përplasjeve mes protestuesve dhe policisë.
Socialistët shkruajnë se gjithkush që ka dorë në këtë revoltë, të cilët i referohen si katrahurë, do ta paguajnë. Me këtë reagim, PS përsërit mesazhin se e ardhmja e Shqipërisë duhet të ndërtohet duke lënë pas të shkuarën dhe duke garantuar zbatimin e ligjit për të gjithë qytetarët, pa përjashtim.
“Përgjegjësia para ligjit është e gjithsecilit dhe gjithkush që ka dorë në këtë katrahurë sigurisht që do paguajë. Shqipëria nuk do të kthehet më kurrë pas. Shqiptarët kurrë më nuk do të jenë pengje të së shkuarës. E ardhmja është e Shqipërisë dhe shqiptarëve”, thuhet në reagimin e Partisë Socialiste









