Një ngjarje e rëndë është regjistruar ditën e sotme në Tiranë, ku një trup i pajetë është gjetur pranë lumit Lanë. Sipas informacioneve paraprake, trupi i pajetë, dyshohet se i përket një vajze.
Trupi është nxjerrë në zonën pranë ish-ekspozitës dhe është mbuluar me një çarçaf të bardhë. Shkaqet e vdekjes mbeten ende të paqarta dhe nuk dihet ende nëse ka të bëjë me protestat e zhvilluara këto ditë.









