Home Rajon Muzika me volum të lartë, 200 mijë lekë gjobë për pronaren e...

Muzika me volum të lartë, 200 mijë lekë gjobë për pronaren e një lokali në Velipojë

1
0

Një 23 vjeçare, me inicialet E.GJ, pronare lokali në Velipojë është ndëshkuar me gjobë 200 mijë lekë, pasi gjatë kontrolleve të Policisë u konstatua se në ambientin që ajo kishte në administrim, ishte mbi nivelin e lejuar.

Inspektimi i Policisë së Shkodrës dhe stacionit të Velipojës vjen në vazhdën e kontrolleve që po kryhen në terren bazuar në hartëzimin e zonave me risk për dhe ankesat e qytetarëve. Gjatë verifikimeve u testuan me matës zhurme disa ambiente dhe subjekte në zonat turistike, për të kontrolluar zbatimin e kufijve të lejuar të zhurmës.

Read more: Kontrolle të befasishme në Tiranë, Policia sekuestron armë të ftohta dhe drogë, verifikohen 61 automjete luksoze (VIDEO)

bëri të ditur se, krahas matjes së nivelit të zhurmës, janë ushtruar edhe për respektimin e orarit të lejuar për muzikën në ambiente të hapura, i cili është nga ora 11:00 deri në orën 24:00. Ndërkohë, kontrollet do të vijojnë gjatë gjithë sezonit turistik veror.