Home Kryesore VIDEO/ Protestat, Rama: Jam përpjekur për të mos rënë në kurthin e...

VIDEO/ Protestat, Rama: Jam përpjekur për të mos rënë në kurthin e ngritur të dhunës që kërkon gjak, e kam ende të freskët ’21 Janarin!’

9
0

Protestat e dhunshme në Tiranë kërkojnë gjak, thotë kryeministri Rama duke shtuar se po përpiqet të mos bjerë në këtë kurth.

“Jam përpjekur të mos përfshihem dhe të ndjek e koordinoj me shumë durim një përpjekje për të mos rënë në kurthin e ngritur të dhunës që kërkon gjak. Unë e di historinë e këtij bulevardi, e njoh mirë, i kam ende të freskëta në kujtesë ato që ndodhën në 21 janar ku pati disa zjarre sporadike tek-tuk në këtë perimetër, jo një kazan, po ku nuk u prek në asgjë, asnjë institucion, ku nuk u hodh asnjë molotov, ku nuk u dëmtua dhe nuk u dogj askush nga forcat e rendit dhe kur u vranë me plumba 4 protestues dhe u plagosën dhjetëra të tjerë, që ndryshe nga sot nuk shkuan dot as në spital se i priste përsëri druri dhe u mjekuan në shtëpi. Përtej faktit që ata që qëllojnë me gurë, zare hekuri e vida për t’i nxjerrë sytë policisë janë kriminelë, e kam parasysh që ata janë fëmijë të verbër të Shqipërisë dhe jeta e tyre vlen më shumë se çdo gjë tjetër në fund të ditës. Vetëpërmbajtja është A dhe Zh e kësaj historie.

Ky është një nga mijëra gurët e shkulur në trotuarin e bulevardit Dëshmorët e Kombit për tu hedhur mbi policinë. Është praktikisht një armë që mund të bëhet deri vdekjeprurëse. Unë nuk e kam të vogël kokën, por shikojeni se çfarë mund të bëjë ky gur nëse bie në kokën e dikujt. Nuk është e nevojshme të tregoj skanerin e kafkës së oficerit të goditur në Shkodër. Kjo është dhunë e verbër që nuk ka asnjë lidhje me rininë shqiptare, me fëmijët që prindërit kanë në shtëpi dhe të gjithë prindërit duan t’i shohin të bëjnë hajër. Përballë kësaj dhune qëndron policia që përballet me mllefin, inatin, të drejtat e atyre që janë aty në rrugë si studentë, një fraksion i asaj turme që në rastin më të mirë shkon në 1500 vetë, ku një pjesë janë paqësorë, mendova dhe mendoj vazhdimisht, po punonjësit e policisë i shikoni? I dini kush janë? Ua dini jetën, hallet? Ja çfarë më shkruante nga mbrëmë dhe sot do ta lexoj, një kolege, për një mesazh shumë domethënës që unë mora nga një djalë i cili është në administratën publike dhe më tregonte këndvështrimin e tij mbi situatën duke folur mbi veten e tij në administratë dhe duke ndarë me mua ndjesinë që ai nuk bënte dot karrierë sepse të tjerë e bënin atë brenda administratës.