Home Rajon Vdekja e minatorit në Bulqizë, arrestohet drejtuesi teknik! Nuk zbatoi rregullat e...

Vdekja e minatorit në Bulqizë, arrestohet drejtuesi teknik! Nuk zbatoi rregullat e mbrojtjes në punë

1
0

BULQIZË– Përparim Koçi, drejtuesi teknik i punimeve në minierën ku humbi jetën minatori në Bulqizë është vënë në pranga. Ai akuzohet se nuk ka zbatuar rregullat e mbrojtjes në punë dhe për pasojë minatori u aksidentua me vdekje.

Burime bëjnë me dije se në polici u shoqërua për tu marrë në pyetje edhe drejtuesi tjetër teknik, .

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Bulqizë arrestuan shtetasin P. K., 63 vjeç, banues në fshatin Vajkal, Bulqizë, me drejtues teknik në një subjekt minerar.

Read more: Ra në furnel dhe u mbulua nga kromi në minierën në Bulqizë, nxirret trupi i pajetë i 40-vjeçarit

Arrestimi i tij u bë pasi, nga veprimet hetimore të kryera në lidhje me ngjarjen e ndodhur më datë 01.08.2026, dyshohet se në cilësinë e drejtuesit teknik të subjektit minerar nuk ka zbatuar rregullat e mbrojtjes në punë, për pasojë është aksidentuar me vdekje shtetasi I. K., 40 vjeç.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”, njofton .

Read more: Komenti/ Protestat rinore e qytetare, zgjim dhe kushtrim për Triumfin e Kombit. Thank you News24!

i Kalaveri u nxor një ditë më parë nga .

——————————-
Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë