Home Politikë Presidenti Begaj thirrje protestuesve: Jam i gatshëm t’ju dëgjoj, zyra ime është...

Presidenti Begaj thirrje protestuesve: Jam i gatshëm t’ju dëgjoj, zyra ime është e hapur

2
0

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj ka bërë thirrje për vetëpërmbatje në protestë, duke iu adresuar si protestuesve edhe forcave të policisë.

Begaj thotë se protestuesit nuk mund ta shprehin pakënaqësinë përmes dhunës, dhe se policia nuk duhet të kalojë kufijtë e ligjit në përgjigjen ndaj tyre.

Presidenti Begaj thotë se është i gatshëm për dialog me protestuesit, për të dëgjuar shqetësimet e tyre.

“Presidenti i Republikës ndjek me shqetësim përshkallëzimin e tensioneve gjatë protestave dhe u bën thirrje të gjitha palëve të veprojnë me përgjegjësi e vetëpërmbajtje.

E drejta për protestë paqësore është themel i demokracisë dhe detyrim i shtetit për ta garantuar. Por dhuna nuk mund të jetë mjet i shprehjes së pakënaqësisë, as përdorimi i forcës nga policia nuk duhet të dalë jashtë kufijve të ligjit dhe proporcionalitetit.

Në këtë moment, vendit i duhet më shumë përgjegjësi. Kushtetuta dhe ligji duhet të mbeten kufiri i të gjithëve, pa përjashtim.

Mbetem i gatshëm të dëgjoj te gjitha shqetesimet.

Zyra ime është dhe do të mbetet e hapur për çdo të ri e çdo qytetar që dëshiron të shprehet, të dialogojë dhe të kontribuojë për të mirën e vendit.” u shpreh Presidenti i Republikës nëpërmjet facebook-ut.